Aktualitet

Dëshmia: Lici e qëlloi Mustafën në fytyrë, i tha ‘Qofsh i Xhenetit’ dhe iku














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 20/05/21 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit Ergys Malja, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Ibrahim Licin kanë vrarë me armë zjarri Endri Mustafën në Shkodër






Ergys Malja ka thënë se me datë 15 Maj, gjatë drekës ka sjellë në banesën e tij një qingj që kishte blerë në Postribë, pasi sipas tij ia kishte kërkuar Endri Mustafa. “Më ka dhënë fillimisht 40 mijë lekë të vjetra e rreth orës 19:00, më dha edhe 70 mijë lekë të tjera.”


Më pas në dëshmi mësohet se atë ditë të dy kanë biseduar për “punë hashashi”, pasi Ergysi i ka thënë Endrit se kishte mbjellë rreth 150 rrënjë kanabisi 3-mujorsh në zonën e Livadheve ku edhe u gjet i vrarë 32-vjeçari. Droga sipas tij ishte mbjellë bashkë me dy shokë dhe donte të merrte hashashin.







Endri mësohet se i ka thënë se do e ndihmonte që të merrnin dhe të çonin në shtëpi drogën, tek shtëpia e Ergysit për ta tharë. Pas kësaj bisede ata janë nisur për në banesën e tyre rreth orës 22:00, Ergysi i ka dërguar në Instagram një foto kali si kod që Endri të dilte jashtë për tu nisur për në Livadhe.



Ata janë takuar pas banesës së Endrit dhe janë nisur në këmbë drejt Livadheve duke kaluar rrugën dhe pasi kanë shkuar diku afër Livadheve më pas kanë shkuar në një vend të quajtur Gropat e eskavatorit. Vend ky i fundit që Ergysi i kishte thënë se ka hashashin.



Aty i ka dalë përpara Ibrahim Lici me armë në dorë dhe e ka qëlluar direkt mbi Endrin Mustafën i cili është shtrire në tokë duke thënë “Aman mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë”.

Por sipas dëshmisë së 15-vjeçarit, Ibrahim Lici e ka qëlluar përsëri madje edhe në fytyrë duke i thënë “Qofsh i Xhenetit”. Pas kësaj Ibrahim Lici është larguar me një motor nga vendi i ngjarjes ndërsa Ergysi ka thënë se ka ikur me vrap për në shtëpi.

Sipas 15-vjeçarit pasi ka shkuar në shtëpi i ka thënë babai se kishte qenë në lagje dhe se telefonin e kishte lënë në karikim. Kujtojmë se lidhur me krimin e rëndë është shpallur në kërkim 28-vjeçari Ibrahim Liçi, i cili dyshohet se është autori i vrasjes së Endri Mustafës. Ndërsa për Ergys Malja rëndon vepra penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim. E.L

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas