Teknologji

Dëshmia për shpërthimin e madh të Diellit






               Publikuar në : 19:30 - 13/03/19 |
mapo.al

Shkencëtarët kanë gjetur prova të një shpërthimi të madh rrezatimi nga Dielli që ka goditur Tokën më shumë se 2 mijë vjet më parë. Rezultati ka implikime të rëndësishme për të tashmen, sepse stuhitë diellore mund të prishin teknologjinë moderne.


Ekipi gjeti prova në bërthamat e akullta të Grenlandës, duke arritur në përfundimin se Toka u bombardua nga grimcat diellore të protonit në 660BC. Ngjarja ishte rreth 10 herë më e fuqishme se çdo regjistrim instrumental modern.

Dielli lëshon periodikisht shpërthime të mëdha të grimcave dhe rrezatimeve të tjera që mund të udhëtojnë drejt Tokës. Lloji i veçantë i emetimit diellor të regjistruar në akullin e Grenlandës njihet si një ngjarje solare proton (SPE).

Në epokën moderne, kur këto grimca me energji të lartë bien në kontakt me Tokën, mund të godasin shërbimet si GPS.

Rrezatimi gjithashtu mund të përbëjë rrezik shëndetësor për astronautët.

Rrezatimi i lartë diellor mund të shkaktojë aurora në atmosferë të lartë dhe të mbyllë rrjetet elektronike.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas