Vdekja e Shkëlzen Qordjas 31 vjeç, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe Prokurorisë lidhur me pikëpyetjet e shumta që ajo mban.
I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” , gazetari i kronikës Xhevair Zhabina zbuloi detaje të reja lidhur me hetimet e deritanishme, ku pista më e mundshme është ajo e vetëvrasjes.
Sipas gazetarit Zhabina, të gjitha provat që kanë arritur të mbledhin hetuesit flasin për vetëvrasje nga ana e 31 vjeçarit.
Megjithatë ai thekson se duhet pritur ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë përfundimisht se çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në garazhin e Gardës së Republikës.
Një tjetër fakt interesant në hetimin e kësaj çështje, pritet të jetë edhe marrja në pyetje e shoqëruesit të ministrit Xhafaj, arma e të cilit dyshohet të jetë përdorur nga i riu për të kryer vetëvrasjen.
Kjo për faktin se Qordja njihej si një njeri i qetë, dhe do të jetë dëshmia e personave të tij të afërt që pritet të hedhë më tepër dritë mbi arsyet që çuan të riut drejt këtij akti.
Sa i përket çështjes së 3.4 milionë eurove të gjetura pak ditë më parë në dy “Toyotat” në portin e Durrësit, gazetari Zhabina tha se për autoritetet e rendit mbetet kyç prangosja e dy kushërinjve Elvis dhe Alfred Vladi, të cilët janë njëherësh edhe porositësit e automjeteve.
Zhabina zbuloi se dy të rinjtë janë shpallur në kërkim, por edhe pse në sistemin TIMS nuk rezultojnë, ka dyshime të forta se ata kanë lënë Shqipërinë në mënyrë ilegale.
Po lereni te shkretin rehat aty ku eshte te prehet i qete. Jepin pa kohe dhe hapsire familjes. C’far gazetare jeni ju, familja vuan kurse ju keni pese dite qe i parakaloni teza kot para syve.