Janë zbardhur të tjera detaje nga vdekja e 34 vjeçarit Alban Pashollari, i cili humbi jetën dje në ujërat termale te llixhave të Elbasanit.
I riu u gjet pranë një rezervuari të mbushur me ujë termal në gjendje të rëndë shëndetësore.
I riu, banues në Tiranë, ka humbur jetën gjatë transportimit me autoambulancë, për në spital.
“Dëgjuam britma jashtë gjatë kohës që ishim në gjumë. Kur u ngritëm, dolëm dhe pamë që një i ri ishte në gjendje asfiksie te njëra nga vaskat”, thanë dëshmitarët për gazetarin Fatmir Popja.
Burimi: BW