Ariola Kodra, administratorja e Inceneratorit të Tiranës nuk është paraqitur në seancën dëgjimore të thirrur për ditën e sotme.
Mësohet se zonjës Kodra i janë kërkuar dokumente shtese dhe është njoftuar të paraqitet serish në Komision në orën 9:00, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se kishin 20 minuta që e prisnin Kodrën, ndërsa më pas vendosi që të ndërpresë mbledhjen, deri sa të paraqitet dëshmitarja.
“Zonjen Kodra megjithese kemi 20 minuta qe e presim, nuk eshte shfaqur ne Komision. Une i kerkoj stafit te Komisionit Hetimor qe te vendosemi ne kontakt me te. Te gjejme nje numer telefoni, ta ritherrasim edhe nje here ne dreke, ne thirrjen e trete, nese nuk paraqitet, per zonjen Kodra ne do te bejme te njejten procedure qe propozuam per z. Loran Dusha, do te njoftojme sherbimet e Policise se Shtetit per ta sjelle ketu me force”, tha Tabaku.
PJESË NGA DISKUTIMI
Pëllumbi: Kodra e dha dëshminë e saj, ka ndejtur këtu dy orë e gjysmë gjithsesi ne e kemi kërkuar. Mosprezenca nuk besoj se nuk do të vijë, ajo dy orë e gjysmë i dha dëshmi. besoj ka patur një keqkuptim kuvendi le të vijojë kontaktet…
Tabaku: Jam vënë në dijeni të lidhjeve të reja të saj me pronarët e inceneratorit, për të cilat ajo tha të pavërteta nuk i raportoi të vërtetat në komision. do i kërkoja komisionit Vjola Haxhiademin, të vijë, derisa sa të mbërrijë pushim. Kodra të njoftohet, në të kundërt do i kërkoj policisë ta shoqërojë me forcë në drekë.