Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka reaguar mbi hetimet për dosjen “Dumani”, pas lajmit se mediat janë ndaluar të publikuar dëshmitë e të penduarit të drejtësisë.
SPAK thotë se kërkesa për të ndaluar publikimin e sekreteve hetimore nuk është bërë ndaj të gjithë gazetarëve.
Bëhet fjalë për një rast specifik, pasi sipas SPAK, gazetari Elton Qyno ka publikuar disa te dhëna sekrete, që shkonin përtej vendimit të gjykatës ndaj ka lëshuar urdhër për të mos publikuar të dhëna të tjera.
SPAK thotë se po hetim për të zbuluar personat përgjegjës që i kanë dhënë gazetarit informacionet sekrete hetimore.
“Ne mirëkuptojmë interesin e mediave për informimin e opinionit publik, por ky interes nuk mund dhe nuk duhet të cenojë një hetim të filluar dhe as sigurinë publike apo individuale të personave emrat e të cilëve janë përmendura gjatë hetimit, i cili vazhdon”, shprehet SPAK.
Nuredin Dumani, i arrestuari dhe i penduari i drejtësisë, me dëshmitë e tij ka tronditur opinionin publik mbi veprimtarinë e disa prej grupeve më të rrezikshme kriminale në vendin tonë.