Sherri virtual mes Noizy-t dhe Olti Currit, që filloi ditën e djeshme, duket se nuk ka mbarim. Kur u duk se gjithçka u mbyll me një koment ironik të Olti Currit në “Instagram”, ku i kërkonte reperit që të mos të shtirej me pasurinë e të tjerëve, ky i fundit i ka lënë një koment ngacmues në një postim të fundit. “Bëji tag lokalit të të japin pije falas dhe merru me punët e të tjerëve, se vetë s’ke. Dështak.”
Ndërkohë, Olti nuk ka ngurruar t’i përgjigjet. “Hahahah ik te “Portokallia se na gajase me humor, se me këngë s’po bën gjë. Të gjitha njësoj, ke 10 vjet. Dështak kronik”-ka shkruar blogeri.
Kujtojmë se gjithçka nisi me një postim të Oltit, i cili duke publikuar një foto të Noizy-t me Erion Veliajn, ironizonte marrëdhënien miqësore dhe bashkëpunimin e tyre.
Lexo edhe:
“Rob i dështuar”/ Plas sherri midis Oltit dhe Noizy-t: Mëso abetaren