Fotoshopi në këto kohëra është bërë diçka e zakonshme. Dëshira për t’u dukur gjithmonë perfekte dhe për të pasur një imazh të kuruar në rrjetet sociale e ka bërë të pamundur që njerëzit t’i rezistojnë përdorimit të fotoshopit.
Por, ndonjëherë jo gjithçka shkon siç duhet dhe ka detaje që tregojnë një fotoshop të keq.
Nën “lupën vëzhguese” të komentuesve ka kaluar edhe fotoja e fundit e Kiara Titos dhe komentuesit bien në një mendje se diçka nuk shkon me këmbën e moderatores.
Në fakt, po ta shohësh me kujdes është e vërtetë, këmbët e saj duken çuditshëm.
Ndoshta është pozicioni i këmbës, ndoshta një fotoshop që s’ka shkuar siç duhet. Nuk e dimë!