Në rubrikën e përditshme në faqen zyrtare të Instagramit, “100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se qeveria Rama ka bërë që shqiptarët të kenë fitimet më të ulëta mujore në Europë.
Basha i referohet një raporti nga Eurostat, ku thuhet se gjysma e punonjësve marrin më pak se 302 euro.
****
Sipas Eurostat, fitimet mujore bruto ndryshojnë mjaft në të gjithë BE-në. Në vitin 2018, fitimet mesatare mujore varionin nga 4 057 euro në muaj në Danimarkë në 442 euro në Bullgari.
Teknologjia e informacionit në Shqipëri, sipas Eurostat ky profesion paguhet mesatarisht 645 euro, që është të paktën sa gjysma e shtetit që jep më pak për këtë profesion (Bullgaria me rreth 1.3 mijë euro/muaj).
Në vendet e BE-së ata paguhen mesatarisht mbi 2 mijë euro, në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar mbi 4 mijë euro dhe rekordin e mbajnë sërish Norvegjia dhe Zvicra më përkatësisht 6.2 dhe 8.2 mijë euro/muaj.