Aktualitet

Dështimet me pronat, kadastrat e qyteteve të nxehta drejt Tiranës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:21 - 30/08/21 |
mapo.al

Ndryshimi i drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit sot, është thjesht një dëshmi e re e dështimit të këtij institucioni në menaxhimin e situatës, në zbatimin e ligjit, dhe në shërbimin ndaj qytetarëve.






Dorëheqje si këto, apo edhe shkarkime, bëhen në kushtet e trysninë, dhe luftës së fortë për tokat e çmuara të bregdetit.


Në kushtet kur ka presion nga njerëz të fuqishëm, me lidhje të forta, apo nga të fortë e njerëz të botës së krimit, është pikërisht Institucioni i Kadastrës që do të duhej të ofronte zgjidhje.







Fakti është se kjo nuk ka ndodhur. Dhe qeveria që kemi si rregullator nuk e ka luajtur rolin në këtë drejtim. Kjo në rastin më të mirë, pasi ka jo pak denoncime se autoritetet janë bërë edhe palë, duke favorizuar ata, më të rëndësishmit.




Epopeja e kadastrës së Vlorës ku janë ndryshuar në pak kohë shumë drejtorë, flet për mungesë autoriteti të këtij institucioni, dhe për maisje të krizës.



Gazeta Mapo ka mësuar se në këto kushte, qeveria ka menduar një zgjidhje të çuditshme. Ti sjellë kadastrat e qyteteve më problematike, si Durrësi, Vlora dhe Kavaja, në Tiranë.

Fillimisht pranë zyrave në afërsi të Aeroportit të Rinasit, derisa të jetë gati godina e posaçme.

Kjo shkon përkundër filozofisë së decentralizimit dhe afrimit të shërbimit aty ku qytetari jeton.

Por në kushtet e dështimit për të ushtruar detyrën dhe zbatuar ligjin, mesa duket është parë e udhës të bunkerizohet edhe më tej çështja e pronave, duke e përqendruar të gjithën në kryeqytet.

Kjo do të jetë ndoshta për të krijuar një klimë sigurie.

Por dihet se po ashtu, është një mënyrë që do të kufizojë aksesin për qytetarët e thjeshtë, do rrisë andrallat dhe kostot e tyre, dhe do të shtojë më shumë shanset për oligarkët dhe ata që kanë lidhje të forta me qeverinë në Tiranë.

Ndërkohë, koleksionisti në krye të Kadastrës, do të ketë rastin të shtojë edhe më shumë zyra pranë vetes.

1


Etiketa: , , , ,

Pas