Blog

Dështimet politike të Ramës, janë “aborti” i Rilindjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 29/06/20 |
Aleks Martin Kapllaj

Kuadri i dështimeve politike të Ramës po plotësohet dita ditës dhe po bëhet përherë edhe më bindës për të gjithë shqiptarët, duke u intensifikuar në ditët e fundit të mandatit të tij abuziv, me pasoja të mëdha ekonomike dhe gjeopolitike për vendin tonë.
Kushtet e Europës për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarsimin në BE, të cilat janë dyfishuar me ardhjen e tij në pushtet dhe izolimi i vendit tonë, pas hapjes nga pandemia, tregojnë se Rama po e menaxhon çdo gjë si një njeri i pushtuar nga ndjenja e pasigurisë dhe falimentimit në luftë me megallomaninë e tij.


Vetëm me largimin e shkakut që krijoi të gjitha kushtet për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, pra vetëm me largimin e partisë së Rilindjes dhe piramidës së saj të kalbur nga korrupsioni, krimi, kthimin e Shqipërisë në Narkoshtetin e Evropës, grabitja e pasurive me Joint-Venturat e qeverisë me firmat piramidale të oligarkëve, do të hapen mundësitë e plotësimit të kushteve që na ka vendosur Këshilli i Europës dhe Parlamenti Evropian.


Keqmenaxhimi i emergjencës Covid-19, izolimi i Shqipërisë pas pandemisë, dalja e Shqipërisë vendi i parë në Europë për kultivim dhe trafikim droge, janë bilancet e fundit të dështimeve të Ramës.


Rilindja e Ramës, me 15 kushtet e Europës ka pësuar një “abort” me ilaçin e demokracive perëndimore, dhe nëse ata nuk mbushin mend do të përdoret një “abort” kirurgjikal. Është Rilindja e dështuar, që e çoi Shqipërinë 108 vite pas, situatë të cilën e tregojnë edhe kushtet me karakter horizontal, themeltar, që ka vendosur Bundestagu dhe PE për qeverinë Rama, kushtet e së cilës kërkojnë vendosjen e themeleve të një shteti nga e para, organet më të larta ekzekutive mbrojtëse të ligjeve të Shtetit dhe të drejtave qytetare, siç janë Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, të drejtën e votës dhe zgjedhjeve të lira, trasparenca e financimeve të partive politike, mbrojtja dhe garancia e të drejtës për pronën private, liria e medias dhe krijimin e kushteve të qytetarëve për të jetuar në vendin e tyre.


Qeveria e Rilindjes dështuese, është ksenofobja më e madhe në Europë, përderisa gjatë kësaj qeverie, ikën nga vendi i tyre 400 mijë shqiptarë, kryesisht rini, të sapodiplomuar, energjia krijuese dhe prosperuese e të ardhmes së vendit tonë.
Parlamenti Europian e konsideron Shqipërinë një vend të pushtuar nga antishqiptarët, antidemokratikët, antieuropianët dhe antiistitucionalët e qeverisë Rama dhe të gjithë deputetët e paligjshëm të dalë nga votat e vjedhura dhe pushtetin lokal monist të paligjshëm e njëkohësisht me përfaqësues dhe zgjedhës nga serbatori i krimit nga ku e merr karburantin Rama me “aleancën e qelbësirave”.

Bundestagu dhe KE, Komisioni i Venecias dhe së fundi vota e PE, që vendosi kushtet e parealizueshme, nga qeveria që i krijoi ato, ka vetëm një zgjidhje: largimin sa më parë nga detyra e kryeministrit dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale të paligjshme dhe dhënia e llogarisë para drejtësisë të bosit të Shoqërisë Piramidale të Edi Ramës, që e konsideron vendin tonë pronë të tij dhe qytetarët e ndershëm spektatorë të spektakleve të tij qesharake, banale në ofendime, me të cilët tallet sa herë del në ertv-n e tij të paligjshëm dhe në social-media, nga të cilat qeverisë keq çdo ditë vendin tonë, i vetëm në konfuzionin e njeriut që jeton orët e fundit pa rrugëdalje.

Kushtet e Europës për Rilindjen janë akuza të forta që kanë vetëm një sentencë: daljen e tyre para drejtësisë dhe dhënien llogari për shkatërrimin e Shtetit Shqiptar.

Me votën e Parlamentit Europian, vendimin e Komisionit të Venecias dhe Këshillit Europian dhe me izolimin e Shqipërisë pas pandemisë, kemi “abortin” përfundimtar të Rilindjes, që do t’i jap fund jetës së kësaj aleance antishqiptare të Ramës, me ilaçin e votës demokratike të vendeve të BE-së.

 


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas