Aktualitet

“Dështimi i Ramës, jo faj i BE” – Basha: Koha për ndryshim, kemi plan konkret








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 19/01/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një dalje për mediat i është përgjigjur Kryministrit, Edi Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit për mos dhenien e ndihmës nga Bashkimi Europian.



Në fillim të fjalës Basha u shpreh se kishte pasur komunikim me një sërë krerësh të PE, si Kryetari i komisionit të Jashtëm David McKallister, dhe iu kishte shprehur mirënjohjen për ndihmën që BE i kanë dhënë Shqipërisë në këto kohë të vështira.


“Dështimi i Edi Ramës, jo faj i BE”- deklaroi Basha.



Më tej Basha u ndal te ekonomia duke thënë se jemi vendi me ndihmën më të vogël për ekonominë dhe qytetarët gjatë pandemisë, dhe se gjatë 8 viteve të pushtetit të Ramës për 97% e shqiptarëve taksat u rritën.



Gjithashtu kryedemokrati u shpreh se është koha për ndryshim, dhe se opozita ka një plan konkret për ekonominë.


Fjala e Bashës:

Pata një komunikim me drejtues të PE ku kanë folur edhe për ndihëm e jashtëzakonshme që BE i ka ofruar Shqipërisë. Një gjë është e qartë, për shkak të dështimit të Ramës, Shqipëria është në krizën më të thellë ekonomike krahasuar me çdo vend tjetër. Në tetë vite ka rritur taksat duke u marrë shqiptarëve më shumë. 40% pothuajse e të ardhurave të biznesit shkon kosto e taksave të rritura. Kjo është arsyeja pse Shqipëria është vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon. Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeveria janë të numëruara. Tirja e qeverisë që u ka marrë para shqiptarëve, ku 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa dhe ua ka dhënë një grushti klientësh nuk mundet më të fshehë dështimin e  tij, duke fajësuar këdo edhe BE.

Është koha për ndryshim për të larguar këtë kryeministër, ne kemi një plan konkret ekonomik. Së bashku me shqiptarët do të largojmë të keqen dhe do të nisim rrugën e ndryshimit. Partnerët tanë do të na mbështesin me një plan ekonomik që Shqipëria shumë shpejt ti kthehet normalitetit. Mesazhi që kam sot çdokush e di që Rama ka dështuar por e nesërmja do të sjellë ndryshim

 

4


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas