Aktualitet

Dështimi i marrëveshjes për Teatrin, Pollo: Rama e Veliaj dështuan të grabisin pronën publike





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:41 - 26/02/20 |
mapo.al

Dështimi i marrëveshjes së Bashkisë Tiranë me kompaninë e ndërtimit Fusha sh.p.k, për ndërtimin me PPP Teatrin e ri Kombëtar, në vend të atij ekzistues, për ish-deputetin e PD, Genc Pollo është fitore e së drejtës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pollo thekson se kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj nuk grabitën dot trojet publike. Pollo thotë se një teatër i ri mund të ndërtohet në një vend tjetër në kryeqytet, duke ruajtur teatrin e vjetër.


Reagimi i plotë
Fitore e së Drejtës



Rama e Veliaj si dhe pas tyre Fusha shpk nuk grabitën dot trojet publike në zemër të Tiranës. Si rrallë ndonjëherë reagimi shoqëror duke filluar me opozitën politike, me kurajozen Aleanca për Teatrin deri tek segmentet e ndjeshme evropiane i ndali barbarët e i zbythi banditët. Uroj që ata të mos të laçkaviten me idetë e shembjes së kompleksit historik të teatrit. Sërish do të ndalen e zbythen. Një teatër i ri e modern mund të ndërtohet gjetiu në Tiranë. Megjithëse kjo nuk më duket prioritet për barbarët/banditët.


LEXO EDHE: 

Tërhiqet Veliaj, Teatrin nuk do e ndërtojë firma “Fusha”, por me fonde publike


Etiketa: , ,

Pas