Aktualitet

Dështimi tjetër i sezonit, Zidane rrezikon shkarkimin









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 21/01/21 |
mapo.al

Momente të vështira për Realin e Madridit, mbi të gjitha për trajnerin Zinedine Zidane, të cilit mund t’i kushtojë shtrenjtë eliminimi i bujshëm nga Kupa e Mbretit.



Sikur të mos mjaftonte disfata në gjysmëfinalen e Superkupës, trajnerit francez i shtohet një tjetër arsye përse klubi duhet të nisë të mendojë për të ardhmen e stolit.


Interesant është fakti që galaktikët nuk arrijnë prej 2015-ës të shkojnë më shumë se në gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, e cila është kthye nga makth për “Los Blancos”.




Eliminimi këtë herë erdhi nga Alkojano një skuadër e kategorisë së tretë të futbollit në Spanjë. Zidane mund të lërë drejtimin e skuadrës dhe këtë e përforcojnë edhe fjalët e francezit pas ndeshjes ku mori përgjegjësinë e humbjes dhe u shpreh sedo të shoh çfarë do të ndodh në ditët në vazhdim.



Shkarkimi duket shumë pranë, por në Spanjë mediat i bëjnë presion teknikut të Real për të dhënë dorëheqjen pasinë këtë mënyrë, klubi do të minizonte në jo pak shpenzimet që do të sillte prishja e njëanshme e kontratës.


Nuk është hera e parë që Zizu ndodhet përpara fortunash të tilla. Trajneri francez ka patur për t’u ngjitur në majë megalaktikët prej mbylljes së ciklit të jashtëzakonshëm ku u fituan 3 Champions me radhë. Në mos me kaq, një tjetër gabim në sfidat e radhës do të ishte fatal për Zinedine Zidane.

1


Etiketa: ,

Pas