Aktualitet

“Dështimi u paralajmërua”- Vasili: Shifrat e pandemisë flasin për efekt zero të masave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:25 - 06/03/21 |
mapo.al

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi sot se është fatkeqësi për shqiptarët, që mbetën në duart më të këqija në ditët e vështira të pandemisë.





Më tej, ai thotë se shifrat e vdekjeve vijojnë të mbeten të larta ndërsa shton se ky dështim i qeverisë ka qenë e paralajmëruar.


“Të gjitha masat të ashtuquajtura masa të qeverisë, kanë rezultuar një fiasko, një dështim total. Ky dështim ka qenë i paralajmëruar.”-thekson Vasili.





Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili



Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Për fat të keq shifrat e infektimit nga Covid 19, pra një nga elementët kryesorë të pandemisë dhe për fat akoma më të keq shifrat e vdekjeve vazhdojnë akoma të mbeten shumë të larta. Të gjitha masat të ashtuquajtura masa të qeverisë, kanë rezultuar një fiasko, një dështim total. Ky dështim ka qenë i paralajmëruar.

Lexo edhe :  "Po faktohet masakra zgjedhore" - LSI kërkon rinumërim në disa qarqe

Në momentin e saj më të vështirë, në një pandemi vërtetë problematike, shqiptarët u gjendën në duart më të këqija, në administrimin më të keq, e cila u kushtoi qindra e mijëra jetë njerëzish, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra infektime, të cilat mund të ishin kursyer, si dhe mijëra e mijëra komplikacione, të cilat gjithashtu mund të ishin kursyer.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas