Kronika

Dështojnë në vjedhje, shqiptarët masakrojnë policin në Spanjë






               Publikuar në : 21:14 - 26/07/18 |
mapo.al

Dy shqiptarë janë arrestuar për tentative vrasje ndaj një efektivi policie në Spanjë.


Siç raportojnë mediat spanjolle, pasditen e së martës, dy shqiptarët 22 dhe 24 vjeç, hynë në një garazh për të vjedhur, por aty u shfaq një efektiv policie.

Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u larguan në këmbë, ndërsa agjenti iu vu pas me makinë. Në një moment ai i arrin dhe tenton ti arrestojë. Një përleshje lindi mes tyre dhe efektivi mori 9 goditje me thikë. Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, megjithatë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas plagosjes, dy shqiptarët u larguan për tu arrestuar disa orë më pas nga një patrullë policie.

Këtë të enjte, gjykata vendosi ndaj tyre masën e arrestit me burg.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas