Aktualitet

Dështon mbledhja për Reformën Zgjedhjore, në tavolinë vetëm Gjiknuri dhe Hajdari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 18/05/20 |
mapo.al

Mungesa e opozitës e ka bërë nul mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore gjatë ditës sotme. Ashtu siç kishte njoftuar më parë, opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme në shenjë protestë për prishjen e teatrit si edhe zhvillimeve të djeshme.


Kjo ka bërë që në tryezë të ishin vetëm Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri. Madje, Hajdari i bëri thirrje PD-së që të rikthehej në tryezë, ndërsa Gjiknuri tha se nuk ka asnjë arsye serioze që të ndërpritet puna në këshill.


“Nuk shoh ndonjë arsye serioze për t’u ndërprerë se është cështje neutrale nuk ka të bëjë as me opozitën as me maxhorancën, por me reformën. I bëj thirrje opozitës dhe shpresoj të rimarrin vendet e tyre për të vazhduar negociatat dhe procesin, sot kishim një paketë të tërë që duhej diskutuar. Mirëpres opozitën të ulet në tavolinën e reformës Zgjedhore dhe nuk kam ctë flas tjetër”, tha ai.


Opozita vendosi dje të mos marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Tryezës së Reformës, megjithatë duket se kjo nuk është finale.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas