Bota

Dështon takimi Trump-Kim, ska marrëveshje (Detaje)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:24 - 28/02/19 |
mapo.al

Pas shumë deklaratave të forta dhe kërcënimeve virtuale, Trump dhe Kim Jong Un u takuan për herë të dytë në qytetin Hanoi të Vietnamit.


Samiti i SHBA-Kore e Veriut ku morën pjesë presidenti amerikan, Donald Trump dhe Lideri koreanoverior, Kim Jong Un përfundoi pa asnjë marrëveshje.


Njoftimi erdhi të enjten në mëngjes nga Shtëpia e Bardhë.


“Konsultimet nuk sollën asnjë ujdi”, theksohet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Edhe dreka e planifikuar edhe dreka e përbashkët u anuluan.


Takimi i presidentit të SHBA, Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk u finalizua ashtu siç pritej, me marrëveshje për denuklarizimin e shtetit komunist.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk u arrit asnjë marrëveshje dhe se takimi mes Trump dhe Kim Jong Un u ndërpre pa ceremoninë e nënshkrimit.


Etiketa: , , , , ,

Pas