Detaje të reja mësohen nga vrasja e 36-vjeçares Hasbije Kuka në Spitallë të Durrësit. Sipas raportimeve ajo dhunohej shpesh nga bashkëshorti për motive ende të paqarta. Mësohet se ajo është qëlluar gjashtë herë me thikë në bark dhe kraharor, dhe më fatale për të ishte goditja në zemër. Ishte fëmija 10-vjeçar që njoftoi të afërmit teksa pa të ëmën që konflikotohej dhe sulmohej nga i ati. Policia është vënë në ndjekje të autorit të vrasjes, pasi ai është larguar nga vendgjarja menjëherë pas sulmit. Më poshtë Mapo sjell pamje nga shtëpia dhe disa të afërm të viktimës.
Lexo edhe:
Burri vret gruan, fëmija i vogël dëshmitar i krimit të rëndë