Elton Pikli është personi i 5-të i arrestuar lidhur me grabitje në Rinas. Lajmin për arrestimin e tij e publikoi Policia, ndërsa përgëzoi edhe Kryeministri Rama. Policia tregohet hermetike dhe nuk thotë se çfarë roli kishte 32 vjeçari në grabitje.
Sakaq mediat raportojnë se Pikli është kapur mbrëmë në Qafë Thanë, teksa tentonte të ikte në Bullgari. Emri i tij duket se ka dalë pas dëshmisë së të penduarit. “News 24” raporton se Elton Pikli, 32 vjeç është kasap në Krujë. Ende nuk ka informacion se cili ishte roli i Piklit, apo njohja me 4 personat e tjere të arrestuar për këtë grabitje. Deri më tani në pranga kanë përfunduar Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikuli dhe Saimir Cela.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.
po parate u kapen……??????????????????