Pas tij fshihej një femër. Kështu ka ndodhur në rastin e të shumëkërkuarit Orges Bilbili, i cili u plagos nga një officer policie paraditen e 10 prillit dhe fill më pas u arrestua.
Kontrata e qirasë së shtëpisë ku qëndronte i shumëkërkuari Bilbili dhe miku i tij, Anterio Kaloshi rezulton të jetë e firmosur në emër të një femre. Bëhet fjalë për Jurgena Xh.
Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorisë, të cilat thanë se banesa ishte marrë më qira një muaj, përpara se të ndodhte ngjarja. Prokuroria po heton edhe më tej për rolin e vajzës dhe marrëdhënien e saj me një personazh problematik në botën e krimit nga zona e Fushë-Krujës.
Nga hetimet rezulton se Bilbili, ka lidhje të forta me pjesëtarë të fisit Rraja. Orges Bilbili akuzohet për një sërë krimesh të rënda, përfshirë dhe masakrën ne zemër të Lushnjes, me dy të vrarë dhe një të plagosur, kur tentoi bashkë me Laert Haxhiun, të ekzekutonte nipin e Aldo Bares.
LEXO EDHE:
Policia e Shtetit jep detaje: Si u arrestua Orges Bilbili, vrapoi me pistoletë në dorë
Mësohet me kë jetonte me qira në Tiranë Orges Bilbili, kishte dokumente policore