Prej dy ditësh, Policia e Shtetit e ndihmuar edhe nga forcat speciale, FNSH dhe RENEA, vijon aksionin për gjetjen e shtetasit Jak Prenga, 49 vjeç, i marrë peng 10 ditë më parë në zonën e Kamzës.
Mëngjesin e sotëm, RENEA arrestoi katër persona të dyshuar se kanë lidhje me ngjarjen. Ata janë Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri. Në kërkim është shpallur ndërkohë Altin Hajri, pronari i resortit ku mendohet se është mbajtur peng 49-vjeçari.
Arrestimi erdhi pas aksionit të ndërmarrë që një ditë më parë nga policia, duke ushtruar kontrolle në një kompleks në Shijak, në pronësi të familjes Hajri. Dyshohet se vëllezërit e Prengës ishin në konflikt për një sasi droge të padorëzuar te të arrestuarit çka edhe ka çuar në marrjen peng të 49-vjeçarit.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar dhe armë zjarri, aparate celularë, automjete si dhe një shumë e konsiderueshme parash.
LEXO EDHE: