Policia e Durrësit ka sekuestruar dy armë të ftohta dhe një pistoletë imituese, teksa ka vënë në pranga një person dhe dy të tjerë procedohen në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë ka shtuar kontrollet, në veçanti në afërsi të shkollave dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Durrës, sepse në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thike pa leje.
U procedua në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).