SHKODËR – Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është plagosur gjatë aksionit të RENEA-s për arrestimin e tij, shtetasi Ardian Narkaj, 52 vjeç, banues në Koplik.
Ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.
Mësohet se 52-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, për një vrasje të dyfishte dhe policia kishte marrë informacione për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh, të Malësisë së Madhe.
Gjatë aksionit për arrestimin e tij dhe pas rezistencës që bëri ndaj policisë, mësohet se 52-vjeçari u qellua me tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.
52-vjeçar u plagos mëngjesin e sotëm, ndërkohë pasi u dërgua në Spitalin e Shkodrës është transportuar për mjekim me të specializuar në Tiranë. Për shkak të plagëve të marra, gjendja e tij është e rënduar.
***
Fillimisht ngjarja u raportua si plagosje në rrethana të paqarta. Policia e Shkodrës njoftoi më pas se 52-vjeçari ishte person në kërkim dhe plagosja e tij kishte ndodhur gjatë operacionit të RENEA për ta arrestuar, pasi ai kishte bërë rezistencë.
Po kush është Ardian Narkaj?
52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.
Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.
Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri, RENEA plagos të shumëkërkuarin në Shkodër