Kronika

DETAJE/ Mark Molla dhe i biri u plagosën për një vend parkimi, policia arreston autorin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 14/07/20 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga plagosja me armë zjarri e Drejtorit të Ujësjellësit në Shkodër, Mark Molla dhe djalit të tij. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti me M.P., për një vend parkimi.


Ndërkohë, bëhet me dije se se është arrestuar autori M.P., 43 vjeç. Në momentin e prangosjes së 43-vjeçarit, raportohet se policia i ka sekuestruar edhe armën e zjarrit tip pistoletë.


Burime për mediat bëjnë me dije se Mark Molla ka marrë një plumb në dorë, gjithashtu një plumb ka marrë edhe i biri.


Babë e bir, janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit  në  Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prangoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.

Rreth orës 16:00, në lagjen “Mark Lula”, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M.,  i  ka plagosur të dy me armë zjarri pistoletë.

Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Shkodrës  dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armën me të cilën ky shtetas plagosi shtetasit M. M. dhe K. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE: 

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, plagoset Drejtori i Ujësjellësit Mark Molla

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas