Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet i riu Lajden Kadilli








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:38 - 30/09/20 |
mapo.al

Është arrestuar nga policia 27-vjeçari Lajden Kadilli. Burime për media bëjnë me dije se i riu ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.


Sipas raportimeve për mediat, i riu është arrestuar në Unazën e Re nga patrullat e vendosura në atë zonë, të cilat ndaluan një mjet, dhe pas kontrollit rezultoi se shoferi (Kadilli) ishte person i shpallur në kërkim.


Kadilli ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes ndaj Gentian Rahmanit. Ngjarje e ndodhur po në zonën e Unazës së Re ku Rahmani u plagos në këmbë.


Kadilli rezulton me precedentë penale i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës. Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek në fole).


Kujtojmë se më 26 gusht Kadilli u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale, pasi u përfshi në një sherr me djemtë e deputetit, Spartak Braho, që degjeneroi në kanosje me armë.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas