Aktualitet

Detaje nga atentati me eksploziv në Tiranë/ Preng Gjini, në reanimacion








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 16/09/20 |
mapo.al

Preng Gjini i cili u plagos dje pas një atentati me eksploziv, ndodhet ende në reanimacion, në gjendje të stabilizuar për jetën.


Mjeku që po kujdeset për 51-vjeçarin thotë se ai i është nënshtruar fillimisht një operacioni në bark (4-5 orë), më pas një ndërhyrjeje kirurgjikale te sytë.


Sipas tij, Gjini ka patur dëmtime në kokë, sy, fytyrë, qafë, mushkëri dhe bark.


“I është hequr një pjesë zorrësh, si dhe i janë qepur. Deri sa të dalë nga spitali ka risqe, se plagët konsiderohen të rrezikshme. Do ta ndjekim! Me përjashtim të dorës së majtë që ka disa gishta të dëmtuara rëndë, pjesa tjetër nuk besoj se do të ketë nevojë ndërhyrje”, shprehet mjeku duke pohuar kështu se Gjini do t’i nënshtrohet edhe një operacioni të tretë.


Mjeku që po kujdeset për Preng Gjinin

 

Dy të dëmtuarit e tjerë, italiani Silvano Barbadoni dhe një djalë i mitur, kanë lënë spitalin që mbrëmjen e djeshme.

Policia ka bërë sekuestrimin e dhjetra filmimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim gjetjen e itinerarit që ka bërë objektivi i atentatit.

Nga këqyrja e pamjeve filmike, rezulton se Preng Gjini ka qenë fillimisht me një automjet të llojit fuoristradë. Ai e ka lënë këtë makinë pranë “Pallatit me Shigjeta”, për të marrë më pas  makinën tip “Benz A Class”, ku ishte vendosur një sasi e konsiderueshme tritoli, 400 deri në 500 gram eksploziv.

Në videon e siguruar nga Mapo, duket momenti kur mjeti transportohet me karrotrec; “Benz A Class” është dëmtuar më shumë në pjesën e përparme, çka krijon dyshime se lënda plasëse është vendosur në gomën e parë të mjetit.

Ndërkohë, makina e shkërmoqur rezulton e një të afërmi të Gjinit. Nuk dihet ende roli i tij, nëse ka qenë shënjestra (ç’ka do të ndryshonte gjithë rrjedhën e ngjarjes) apo ai që ka tradhtuar Gjinin.

Lexo edhe:

Atentati ndaj Preng Gjinit në Tiranë – Saga e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen

 

 


Etiketa: ,

Pas