Kryesore

Detaje nga atentati në Bulqizë – Autori parakaloi makinën dhe hapi zjarr me breshëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:05 - 20/11/20 |
mapo.al

Identifikohet autori i atentatit me breshëri kallashnikovi drejt një automjeti në Bulqizë mesditën e sotme.


Ai është Besmir Zeneli dhe është shpallur në kërkim nga policia. Duke drejtuar makinën e tij në segmentin e Rrugës së Arbrit, pranë Bulqizës, Zeneli ka parakaluar dhe përplasur automjetin tip “Land Rover” ku udhëtonte E.T dhe Sh.T, kushërinj me njëri-tjetrin e më pas ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre.


Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.



Njoftimi i Policisë


Bulqizë


Qëlloi me armë drejt një mjeti, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit, Bulqizë, shtetasi B. Z, duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin shtetasit E. T., dhe Sh. T., (kushërinj) dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit.

Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani shërbimet e policisë kanë berë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas