Aktualitet

Detaje nga atentati në Vlorë / Autorët zbrazën karikatorin në drejtim të Qarrit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:24 - 07/02/21 |
mapo.al

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Gentian Qarri, mbrëmjen e kaluar në Vlorë.





Raportohet se që prej orës 18:00 të mbrëmjes së kaluar, kur ndodhi ngjarja, e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Vlorës ka marrë në pyetje rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes. Janë pyetur edhe familjarët apo të afërmit e viktimës.


Për sa i përket dëshmitarëve, ata janë shprehur se kanë parë një automjet që vinte drejt viktimës, ku brenda tij dukeshin e pakëta dy persona, të cilët sapo panë Qarrin janë zhvendosur me shpejtësi drejt tij dhe kanë goditur me breshëri nga automjeti.




Dëshmitarët ndër të tjera shprehen se nuk kanë mundur t’i njohin autorët dhe se pas kryerjes së atentatit, këta të fundit janë zhvendosur me shpejtësi drejt pyllit të Sodës. Automjeti që u dogj te pylli i Sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj, Greqinë.

Lexo edhe :  "Hajduti i votave dhe koncesioneve"/ Vasili: Vlora s'voton Gjiknurin e Qendron

Arma dyshohet e modelit mod54, ku në total mbante 30 fishekë. Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator i plotë. Një pjesë e gëzhojave janë gjetur në vendngjarje, disa në automjetet e parkuara pranë, si dhe në trupin e viktimës.


Ai ka marrë plumba në kraharor dhe këmbë, por nuk ka ende një përgjigje zyrtare nga  autopsia. Për personat që e njihnin, ai nuk ka pasur konflikte në Shqipëri, njihet si person i qetë e pa probleme, teksa pista kryesore e hetimit mbetet dënimi i tij në Itali.

Dyshohet se autorët e kanë ditur rutinën e përditshme të Qarrit dhe kanë pritur sa ka dalë nga shtëpia e më pas e kanë ekzekutuar.

Burimet nga policia e Vlorës konfirmojnë se mund të jetë vëzhguar për disa ditë. Autorët dyshohet se e njihnin mirë zonën, duke u larguar në drejtim të pyllit të sodës, ku më pas dogjën makinën. Aty dyshohet se atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas