Qyteti i Vlorës është tronditur mbrëmjen e së hënës, pasi 29- vjeçari Vasil Dervishaj është ekzekutuar në automjetin e tij.
Sipas ABCNews, mësohet se i riu është qëlluar në kokë me pistoletë.
Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë tre persona.
Gjithashtu një tjetër detaj është se shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja është gjetur një armë e tipit kallashnikov.
Policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes.
Hetuesit janë duke mbledhur prova të tjera për të mësuar dhe shkaqet e këtij ekzekutimi.