Kronika

Detaje nga jahti i braktisur në Shëngjin, pronari italian, dyshohej se përdorej për trafik droge








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 18/10/20 |
mapo.al

Gazeta MAPO mëson detaje të reja nga jahti që u gjet i braktisur në afërsi të Shëngjinit mbrëmjen e kaluar, ndërsa ngjarja vijon që të jetë e rrethuar me doza misteri.


Jahti është ankoruar tashmë në portin e Shëngjinit, por deri tani aty nuk ka mbërritur askush.


Sipas burimeve policore, jahti i përket një shtetasi italian dhe është braktisur që në bregdetin e Kurbinit afër Gudullës. Afër jahtit është gjetur dhe një gomone që mendohet se me anë të sajë personat që e kanë sjellë kanë zbritur në tokë dhe janë larguar prej aty.



Jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t’u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit rreth orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Lexo edhe :  Vjedhje me armë dhe trafik droge - OFL u shkon te shtëpia 7 të dënuarve të radhës

Policia vijon hetimet, ndërkohë që dyshimet janë se mund të jetë kryer ndonjë aktivitet i jashtëligjshëm përmes këtij mjeti ujor. Dyshimet e forta janë se ai mund të jetë përdorur për të transportuar lëndë narkotike.


Pak muaj më parë në vendin tonë u braktis një tjetër jaht, në pronësi të disa shtetasve turq, ndërsa kapiteni i tij nuk u mund të gjendej dot kurrë, pavarësisht pretendimeve të ndryshme nga ana e familjarëve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas