Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë grupin parlamentar socialist ku në fokus kanë qenë raportet e tensionuara institucionale mes Qeverisë dhe Presidencës. Burime nga Grupi i PS bëjnë me dije se në këtë mbledhje është dalë në përfundimin se për çështjen e presidentit, Ilir Meta do të pritet publikimi i raportit përfundimtar të Venecias, nga ku do të hartohen një dokument shpjegues hapat që do të ndjekin.
“Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias dhe do hartojmë një dokument shpjegues për hapat që do ndjekim”, ka thënë Rama.
Nga ana tjetër, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh i bindur se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Qëndrim të cilin e ai e shprehu gjatë komunikimit me mediat pas mbledhjes së mgrupit parlamentar.
“Kushdo që lexon raportin përfundimtar të komisionit të Venecias qartëson se presidenti Ilir Meta në veprimet e tij nuk është bazuar në Kushtetutën e vendit dhe në kuadrin ligjor të republikës së Shqipërisë. Nuk besoj se ka ndonjë mëndje juristi në Shqipëri që kur thua se kur nuk je bazuar në Kushtetututë nuk do të thotë që ke shkelur Kushtetutën. Aq e rëndësishme është që është në tagrin e Kuvendit dhe të Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë ose jo”, tha Balla.
Edhe deputeti socialist Ervin Bushati tha në përfundim të mbledhjes: “Presim vendimin përfundimtar i Komisionit të Venecias. Ta marrim, ta shqyrtojmë, të mos paragjykojmë asnjë proces”.
Në takimin e përjavshëm të deputetëve socialistë, kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjithashtu se rezoluta e Parlamentit Europian për financimet, duhet të miratohet sa më shpejt si pjesë e paketës anti-shpifje. Ndër të tjera, Rama në mbledhjen e grupit iu kërkoi deputetëve që të nisin punën për buxhetin e vitit 2020.