Kronika

Detaje nga Rinasi/ Një furgon u dogj për të shpërqendruar policinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 12/04/19 |
ro ot

Në grabitjen e Aeroportit të Rinasit dyshohet se kanë marrë pjesë 8 persona, ndërsa përdorën një automjet të modifikuar në shasi në rast se do të hasnin probleme në hapjen e dyerve që rrethojnë perimetrin e sigurisë.


Burime pranë policisë thanë se në grabitjen spektakolare dyshohet se janë angazhuar 8 persona të cilët kanë luajtur rol në vëzhgim por edhe në djegien e dy automjeteve të tjera, njëri prej të cilëve u bë për të shpërqendruar ndjekjen e policisë.


Nga të dhënat e mbledhura nga grupi hetimor mësohet se automjeti i loguar me “Hetimi Tatimor” në të vërtetë nuk është një makinë tip Volkswagen por një Ford i modifikuar. Në pjesën e shasisë, sipas ekspertizës, ishte vendosur një shinë treni e cila ka ndihmuar në heqjen e bllokut të betonit në hyrje të Rinasit, por edhe në dalje në hapjen e portës së emergjencës.


Për sa i përket vendngjarjes, ku u bë dhe shkëmbimi i zjarrit, hetuesit thanë se makina ka qenë e spërkatur me benzinë dhe Admir Murataj mbante në dorë një shkop të mbështjellë me sfungjer për t’i vënë flakën. Dyshimet janë hequr dhe për njërin prej grabitësve i cili u përfol se mund të ishte plagosur. Në vendngjarje policia ka gjetur gjurmë gjaku por pas analizave rezultuan se ishin të njëjtat me 47-vjeçarin i cili mbeti i vrarë.


Automjeti i djegur në Bathore ka luajtur rol kyç për shpërqendrimin e policisë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë para se të ndodhte grabitja rezulton se furgoni tjetër kishte disa javë që qëndronte i parkuar në zonë. Djegia e tij ka tërhequr vëmendjen e policisë dhe fillimisht të gjitha kontrollet u kryen aty në një kohë që furgoni tip Benz me grabitësit dhe paratë u dogj në një nga tunelet e fshatit Dritas./a2/


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas