Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë e kësaj mbrëmje në Pogradec, ku u gjet e pajetë në banesë një grua e cila jetonte bashkë me vajzën 10-vjeçare me aftësi ndryshe. Gazeta Mapo, ka siguruar edhe foton e të miturit i cili aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Dyshohet se vajza kishte 24 orë pa ushqim, ndërkohë që pas trajtimit në pediatri e ka rimarrë veten. Ndërkohë pritet një zgjidhje për strehimin e tij, pasi një muaj më parë kishte humbur edhe të atin.
I mituri do t’i nënshtrohet edhe një testi për Covid-19 pasi mësohet se është gjetur i zbehtë nga policia, kjo edhe për shkak të mungesës së ushqimit prej 24 orësh.
Nënës së tij, e cila u gjet e pajetë në banesë do t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë dhe jo në Pogradec, pasi është me nënshtetësi maqedonase.
Në banesën e tyre janë gjetur edhe ilaçe, duke ngritur pistën e vetëvrasjes, megjithatë pritet sqarimi i plotë i rrethanave të ngjarjes nga autoritetet.
LEXO EDHE:
Pogradec – Gruaja gjendet e vdekur në banesë, para një muaji humbi bashkëshortin