Aktualitet

Detaje nga vrasja në Tiranë, i riu u qëllua me pistoletë në distancë të afërt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:16 - 11/05/21 |
mapo.al

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku një i ri u vra me armë zjarri. Mësohet se Mehmet Qama, është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt






27 vjeçari u qëllua me pistoletë në rrugën “5 Maji” në Tiranë ndërsa ndërroi jetë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15.


 







Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, por dyshohet për një konflikt mes disa personave që ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit. 7 persona janë shoqëruar deri tani. Viktima rezulton pa precedent penal.



Gjithashtu policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lexo edhe :  Rriten kërkesat për divorc, shumica e padive për burrat, dy shkaqet kryesore


1


Etiketa: ,

Pas