Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin e Vlorës mëngjesin e sotëm.
Mësohet se i riu i cili u gjet i vdekur në makinë, është qëlluar me armë zjarri në kokë.
Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar policinë se një i ri i gjakosur gjendet brenda një makine.
I riu mësohet se ka qëndruar disa orë në mjet, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e krimit ende nuk dihen.
Burime bëjnë me dije se trupi i të riut ende të paidentifikuar është dërguar në morgun e spitalit në Vlorë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të zbardhjen të tjera detaje.
LEXO EDHE:
“I gjakosur” – Kalimtarët njoftuan policinë për të riun e vdekur në makinë