Të shtënat me armë zjarri shqetësojnë sërish Shkodrën. Dy të rinj, Erison Gjeka dhe Ndue Pali, të dy 24 vjeç, mbetën të plagosur në rrethana ende të paqarta në këtë qytet.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Fermentimit të duhanit. Dy të rinjtë, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa blutë e Shkodrës dhe FNSH, kanë ngritur pika kontrolli për të kapur autorët.
Burime për mediat, bëjnë me dije se Gjeka dhe Pali, kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin që janë qëlluar me armë.
Raportohet se autorët, kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe më pas, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Mësohet se Erison Gjeka nuk është një person i panjohur për policinë, ndërsa për Palin, ende nuk dihet nëse ka qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar policia e Shkodrës, ku njofton se të shtënat kanë ndodhur rreth orës 20:10, ndërsa të rinjtë janë qëlluar në këmbë. Hetimet vijojnë.
LEXO EDHE:
EMRAT/ Plagosen me armë zjarri dy të rinj, FNSH rrethon Shkodrën