fbpx

Aktualitet

Detaje/ Sherr mes të burgosurve në Rrogozhinë, një i plagosur (EMRI)





               Publikuar në : 20:07 - 15/10/19 |
mapo.al

Një sherr masiv ka ndodhur mes disa të dënuarve në burgun e Rrogozhinës. Sipas informacioneve paraprake, një person i identifikuar si Bajram Myftaraj 26 vjeç, ka mbetur i plagosur. I riu është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Myftaraj ka dy fraktura, një tek hunda dhe tjetra poshtë syrit.


Ngjarja ka ndodhur në ambientet e palestrës së burgut. Në sherr mësohet se janë përfshirë gjashtë të dënuar. Ka qenë i dënuari Endrit Goga së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur të riun Myftaraj. E ndërsa Myftaraj është dërguar në Tiranë, të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.



 


 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas