Aktualitet

Detaje shokuese/ Atentatin ndaj Kovaçeviç e porositi ish-lojtari i Real Madrid?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:19 - 18/01/20 |
mapo.al

Po merr gjithmonë më shumë konturet e një filmi “triller” çështja e atentatit të dështuar në Athinë ndaj ish-lojtarit të Real Sociedad, Juventus, dhe Olympiacos, serbit Darko Kovacevic.


Ngjarja, e ndodhur në 7 janar, përfundoi fatmirësisht pa viktima, me atentatorin e mbuluar që qëlloi por pa goditur sulmuesin i cili po dilte nga shtëpia e tij. Një ngjarje që forcat e rendit greke cilësojnë si të organizuar nga profesioniste, duke marre parasysh faktin që makina me të cilin iku atentatori ishte e vjedhur në Selanik muaj më parë, ndërkohë që targa sipas mediave greke i përkiste një mjeti tjetër.


Por pikërisht për këtë arsye, ekspertet mendojnë se ngjarja ishte një paralajmërim, dhe jo një tentativë vrasje e mirëfilltë.


Por kush kishte interes të vriste ish-futbollistin, që ishte në traktativë per t’u rikthyer si drejtues tek Olympiakos?


Hipotezat nuk mungojnë, por sot mediat serbe kanë përhapur mundësinë e bujshme të përfshirjes të një ish futbollisti tjetër në këtë episod kronike.


Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Real Madrid por edhe ish-shokun e ekipit të Kovacevic gjatë eksperiencës me Olimpiakos, spanjolli Raul Bravo.


Etiketa: , , ,

Pas