Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të një filiali të Alpha Bank, Florant Nako.
Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor dhe aksesin në llogaritë rrjedhëse i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë.
Vjedhja ka ndodhur nëpërmjet një transaksioni që Nako e ka kryer nëpërmjet e-mailit duke përdorur të dhënat e klientit.
35-vjeçari u arrestua nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”./ BW
LEXO EDHE:
I vodhi klientit 30 mijë dollarë, arrestohet drejtori i bankës