Një aksident masiv ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Tiranës së Re, tek kompleksi Dinamo. Siç mund të shihen nga pamjet më poshtë në aksident janë përfshirë 7 makina, ku 3 prej tyre janë makina luksoze tip “Audi” , ndërsa njëra prej tyre tip “BMW”, vlera e të cilave mund të arrijë deri në 40 mijë euro. Burime të MAPO thonë se nuk ka persona të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të shumta. Duke marrë parasysh sa vlejnë këto makina, dëmi llogaritet në disa mijëra euro. Ende nuk është shoqëruar ndonjë prej drejtuesve të mjeteve në polici, por mësohet se ndaj tyre është bërë vetëm testi i alkoolit. Ndër të tjera policia nuk ka lejuar që makinat të lëvizen deri sa të përfundojë hetimi në lidhje me ngjarjen.
Si ndodhi ngjarja
Teksa makina tip “Audi” ngjyrë e bardhë me targë ‘AA 855 US’ po dilte indietro nga parkingu i një lokali, makina tjetër tip “Audi” ngjyrë gri ka qenë në lëvizje me shpejtësi tej normave të lejuara dhe si shkak i shpejtësisë është përplasur me “Audin” e bardhë. Drejt një tentative për t’ju shmangur aksidentit, ka devijuar duke përplasur makinat e tjera të cilat ishin të parkuara në krah të rrugës njëra prej tyre tip “BMW”, një “Toyota” dhe “Benz”.
/Pamjet nga Florion Goga-MAPO.AL/
/MAPO.AL/
Paguan siguracioni pse e vrisni mendjen