Një i ri rreth 1.80 cm, veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë hyri në një institucioni financiar që jep kredi, duke terrorizuar punonjësit. Me një ‘armë’ në dorë, që dyshohet se ka qenë lodër, ai arriti të kërcënojë punonjësen e sportelit dhe ti marrë afro 5 milionë lekë (të vjetra). Grabitësi duket se ka vepruar i vetëm. Siç thotë policia, pasi mori paratë, ai u largua me vrap nëpër rrugica. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 tek Zogu i Zi.
Në njoftimin zyrtar thuhet se “sot në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap”.
Në ndjekje të autorit janë vënë forcat “Shqiponja”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e Tiranës. Burimet thanë se po kërkohet në rrugën “Don Bosko” dhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, por deri më tani, policia nuk ka rënë në gjurmë të grabitësit.
Lexo edhe:
Grabitja në Tiranë, policia: Personi që mori paratë u largua me vrap