Kryesore

Detaje/ Si tentoi polici i rremë t’i shpëtojë arrestimit: Jemi kolegë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:41 - 27/04/20 |
mapo.al

Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i Juljan Muçës, i cili përdorte dokument të falsifikuar dhe prezantohej si punonjës policie.


Raportohet se Muca bashkë me të proceduarin, me inicialet P. H., i cili e shoqëronte por nuk përdorte dokument si punonjës policie, gjurmonin persona të cilët ishin deportuar apo kishin ekspuls në vende europiane dhe u premtonin se do të ndërhynin për t’ua hequr.


Aktualisht në polici nuk ka ende ndonjë denoncim për këta 2 persona, të cilët akuzohen se u kanë marrë para qytetarëve.


Po ashtu mësohet se në momentin e ndalimin Muça sërish ka pretenduar se është punonjës policie duke thënë “jemi kolegë” dhe u ka treguar dokumentin e falsifikuar.


LEXO EDHE: 

Tiranë/ Përdorte dokumente të falsifikuara duke u prezantuar si polic, arrestohet 42-vjeçari


Etiketa: , ,

Pas