Një konflikt i armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në Berat, në rrugën e Uznovës. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka të plagosur.
Mësohet se se konflikti me armë ka nisur për qiranë e një lavazhi, pasi pronarët kishin pretendime se qiramarrësit nuk paguanin në kohë.
Dyshohet se autorët e ngjarjes janë pikërisht pronarët e lokalit, të të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të qiramarrësve.
Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.