Kronika

Detaje të reja nga aksidenti në Rrugën e Kombit/ Ndërron jetë në spital 27-vjeçari








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:06 - 13/08/20 |
mapo.al

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur dje në aksin Kukës-Morinë.


Viktima është një 27-vjeçar, i quajtur Klisman Uka, banues në Kukës.


I riu ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spital.


Mësohet se ai u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk ka mundur të mbijetojë.


Ditën e djeshme ndërroi jetë Shpëtim Mani, i cili vdiq në vendin e ngjarjes pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas duke dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Etiketa:

Pas