Aktualitet

Detaje të reja nga atentati që tronditi Tiranën, pistat kryesore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:09 - 14/11/21 |
mapo.al

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati që ndodhi mbrëmë në zonën e Astirit, ku u ekzekutuan Erigers Mihasi dhe shoku i tij Armand Dumani.






Mësohet se targat e makinës që është përdorur nga atentatorët, kanë rezultuar të vjedhura në kryeqytet, që me datë 2 korrik. Ndersa vetë makina, e vjedhur ne Greqi.


Toyota është gjendur mbrëmë e shkrumbuar në Thumanë.







Ndoshta kjo të lë të kuptosh se viktima, ishte shënjestër e një plani që mendohej prej kohësh.




Hetuesit besojnë se target ka qënë pikërisht Mihasi, baba i 3 fëmijëve, për shkak të lidhjeve të tij me një grup kriminal.



Emri i të vrarit mbrëmë del i lidhur me disa kronika kriminale, por përmendet edhe në ngjarjen e rëndë të Bllokut, ku pati një përplasje mes grupit të Ervis Martinit dhe Ervin Matës.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij

Policia duket se e njeh mirë sfondin dhe aktivitetin, dhe ndoshta kjo do ta lehtësojë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Në media është përmendur edhe një pistë tjetër, që ka të bëjë me vrasjen e pak ditëve më parë në Kurbin, të ish-policit Reçi.

Gjysëm ore përpara se të ndodhte mbrëmë goditja me armë, në orën 19.30 zonën që njiet si Dy Rrathët tek Unaza e Re në Astir, viktimat janë ndaluar nga policia pranë korpusit të Universitetit, dhe janë lënë të lirë pas verifikimit.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas