Kronika

Detaje/ Të shtëna me armë zjarri në Laç, një i vdekur dhe dy të plagosur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:50 - 30/05/20 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Laç. Sipas informacioneve paraprake, ndaj një personi është qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.


Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e krimit.


Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një hotel. Raportohet se viktimë ka mbetur një 53-vjeçar, ndërsa dyshohet edhe për dy të plagosur.


Thuhet se ngjarja ka ndodhur në një hotel në aksin rrugor që lidh Lezhën me Mamurrasin.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas