Aktualitet

Detaje tronditëse/ Agjentët ndoqën 60-vjeçarin kur mori të miturën në makinë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:42 - 18/01/20 |
mapo.al

Një e vajzë e mitur me aftësi të kufizuara është ngacmuar seksualisht nga një 60-vjeçar, i cili dyshohet se mund të ketë kryer edhe marrëdhënie seksuale me të. Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar një 60-vjeçar banues në fshatin Ishull të Lezhës.


Këtë informacion e ka dhënë në mënyrë zyrtare policia e Lezhës. Kanë qenë nxënësit e shkollës që kanë vërejtur fillimisht që vajza nuk hipte në furgonin e shkollës por në një makinë. Ndërsa mësuesit kishin konstatuar disa mungesa në mësim dhe sjellje të çuditshme të vajzës. Kësisoj personeli i shkollës ka vendosur të njoftojë policinë.


Ditën e djeshme  e mitura është ndjekur nga oficerë të policisë që konstuan se i moshuari e mori në makinë. Ata e ndoqën dhe e arrestuan më pas në gjendje të dehur.


Mësohet se në polici ai nuk ka pranuar që ka abuzuar me vajzën me probleme mendore, por ka thënë se vetëm e ka shoqëruar për në shkollë. Një mjeke ka vizituar dhe ka përforëcuar dyshimet se me të është abuzuar seksualisht, ndërsa priten dhe ekzaminime të tjera nga mjekësia ligjore.


Abuzimet me vajza që kanë probleme të shëndetit mendor janë ngjarje të përsëritura në Lezhë. Pak kohë më parë dy motra kanë rënë pre e abuzimeve seksuale madje kanë sjellë në jetë dhe dy fëmijë. Deri tani për këto raste vetëm një person ka përfunduar në pranga.


Etiketa: ,

Pas