Aktualitet

Detaje tronditëse/ Trupi i Jak Prengës u mbështoll me qese, autorët e lanë 7 orë në një furgon





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 29/01/20 |
mapo.al

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja e 49-vjeçarit Jak Prenga, pasi u rrëmbye dhe u torturua më 17 janar në Kamëz. Një ditë pasi u zbulua se 49-vjeçari kishte humbur jetën pas dhunës së ushtruar nga pengmarrësit, zbulohen lëvizjet e autorëve të këtij krimi makabër.


Siç bëhet e ditur, kamerat e sigurisë kanë fiksuar makinën e bardhë, me të cilën është kryer rrëmbimi i Prengës, të hyjë brenda resortit “Golden”, në Shijak. Pak minuta më vonë, katër personat e arrestuar tashmë nga policia kanë nxjerrë trupin e pajetë të 49-vjeçarit nga makina, e kanë mbështjellë me qese dhe e kanë futur brenda një furgoni.



Ky i fundit ka qëndruar për plot 7 orë i parkuar në oborrin e resortit dhe më pas autorët kanë dalë me mjete pune në duar, janë futur në furgon, dhe dyshohet se kanë shkuar për të varrosur pengun. Ndërkohë, furgoni është rikthyer në resort pas rreth një ore.



Etiketa: , ,

Pas