Aktualitet

Detaje/ Vetëvrasja e 21-vjeçares, një vit më parë denoncoi kushëririn për përdhunim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:05 - 24/05/20 |
mapo.al

Detaje të reja dalin në dritë nga vetëvrasja e 21-vjeçares sot në Maliq. Burime për mediat bëjnë me dije se e reja u gjet e pajetë në banesë nga familjarët.


Një vit më parë, 21-vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, kishte denoncuar djalin e xhaxhait për përdhunim.


Të njëjtat burime shtojnë se djali i xhaxhait të saj u dënua në atë kohë për veprën penale “ngacmim seksual”, ndërsa momentalisht është duke vuajtur dënimin “arrest shtëpie”.


21-vjeçarja vari veten mesditën e sotme në banesën e saj, ndërsa nuk dihet nëse ky rast ka ndikuar në aktin ekstrem. Policia ende është duke punuar dhe marrë në pyetje të afërm dhe familjarë.


Njoftimi i Policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2020, në fshatin Orman, Pojan, në banesë, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj shtetasja A. M., rreth 21 vjeçe, e cila dyshohet të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas